Policia ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e dy personave mbrëmë, si pasojë e një aksidenti në fshatin Surkish të Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh, një vozitës kosovar me veturë me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur veturën e një vozitësi tjetër kosovar.
Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe pasagjeri në veturën me targa të huaja kanë vdekur. Ndërkaq, vozitësi tjetër, pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
E rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë








