Policia e Shqipërisë ka arritur që ta arrestojë një person të shumëkërkuar, Ylli Zalla.
Rasti ka ndodhur paraditen e së hënës, pas finalizimit të një operacioni policor të koduar “Fundi i Arratisë”.
Ky operacion ka rezultuar për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Për këtë rast, ka reaguar edhe ministri i brendshëm i shtetit shqiptar, Besfort Lamallari.
“Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit.”, ka shkruar ministri Lamallari. /








