Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka deklaruar se është përkrahës i fuqishëm i njohjes së Kosovës nga Ukraina, ndërsa ka thënë se qëndrimi i presidentit Volodymyr Zelensky për këtë çështje mbetet i pandryshuar.
Ai theksoi se ka sponsorizuar edhe një projektligj në parlamentin ukrainas për njohjen e shtetësisë së Kosovës.
“Jam përkrahës i fuqishëm i njohjes së Kosovës si shtet të pavarur nga Ukraina. Kam sponsorizuar një projektligj për këtë çështje në parlamentin ukrainas. Fatkeqësisht, presidenti Zelensky ka një qëndrim tjetër”, deklaroi ai.
Sipas Goncharenkos, lufta që po zhvillohet në Ukrainë e ka bërë më të komplikuar marrjen e vendimeve të tilla.
Ai vlerësoi se njohja e Kosovës do të ishte dashur të ndodhte para pushtimit të plotë rus të Ukrainës.
Detajet në kronikën e mëposhtme:








