Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge

Një 43-vjeçar nga Gjakova është arrestuar në Rinas me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Sipas Policisë së Shtetit, B. B., me banim në Amsterdam, u arrestua pas koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, raporton .

Autoritetet spanjolle kanë caktuar ndaj tij masën “arrest me burg”, nën dyshimin për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

“Nga hetimet e zhvilluara nga Policia Gjyqësore Spanjolle është bërë i mundur identifikimi i një organizate kriminale të qëndrueshme, e cila dyshohet se merrej me trafikimin e kokainës, e vendosur kryesisht në Costa del Sol dhe me aktivitet në zona të ndryshme të territorit kombëtar.Shtetasi B. B. dyshohet se është implikuar në transportin e lëndës narkotike”, thotë Policia shqiptare./