KRU “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të specializuara në terren janë identifikuar katër lidhje ilegale brenda vetëm pak orësh.
Kontrollet janë zhvilluar në zonat e Bardhoshit dhe Prugovcit, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e kyçjeve të paautorizuara në rrjet.
Sipas KRU “Prishtina”, lidhjet ilegale përbëjnë shkelje të rregullave dhe mund të shkaktojnë humbje në rrjet.
“Ekipet e KRUP do të vazhdojnë kontrollet për të zbuluar dhe parandaluar çdo keqpërdorim, duke kontribuar në një furnizim më të sigurt dhe në respektimin e rregullave nga të gjithë konsumatorët.
KRU” Prishtina” u bën thirrje qytetarëve që të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjet dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë, në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i sigurisë dhe dëmtimi i rrjetit”, thuhet në Facebook./








