Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident tragjik në Hungari.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 të së dielës në autostradën M3, pranë Mezökeresztes, rreth 140 kilometra në lindje të Budapestit. Autobusi, me të cilin udhëtonin 59 persona, përfshirë 57 turistë dhe dy shoferë, doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në një kanal.
Sipas hetimeve fillestare, shoferi dyshohet se kishte fjetur në timon dhe humbi kontrollin e autobusit, shkruan Bild, \.
Ekipet e shpëtimit nxorën 35 persona nga autobusi, ndërsa disa të tjerë kishin mbetur të bllokuar nën të. Për nxjerrjen e autobusit nga kanali u përdorën vinça.
Shoferi është arrestuar, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.









