Aksidenti në Pejë, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë.

Lajmin për e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Si pasojë e aksidentit një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 14:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘Agim Qelaj’ në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”.

Aksident trafiku në Pejë, dy vetura të përfshira