Rinia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Në hyrje të Kuvendit të Kosovës ata kanë vendosur një fotografi në të cilën shihen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari mbi të cilët iu vendos etiketa ‘shkelësit e Kushtetutës’.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi e cila ndoqi nga afër aksionin e RDK-së, tha se në këto letra ata vendosën 3 paragrafe që tregojnë gjëra të ndryshme.
Në këto paragrafe citohet Neni 66 i Kushtetutës së Kosovës, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese K0124/25 dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës prej disa ditësh ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive.
Për më shumë ndiqni kronikën në vazhdim:







