E shtuna sjell mot të nxehtë, temperaturat deri në 32°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Sot, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 32°C.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej rreth 1-6 m/s.

Sipas IHMK-së, vranësira të pakta priten kryesisht në zonat malore./ .