Aksion në mobishopa në Prishtinë: Dogana sekuestron mijëra artikuj të markave të njohura

Dogana e Kosovës,në kuadër të aktiviteteve operative dhe kontrolleve ndaj subjekteve tregtare, kanë realizuar kontrolle në tri lokale, ku kanë ndaluar gjithsej 23,918 artikuj të ndryshëm.

Mallrat e ndaluara përfshijnë:

16,394 mbrojtëse për telefona mobilë, kufje të modeleve AirPods dhe AirPods Max, kabllo USB-C dhe Lightning, adapterë dhe pajisje për mbushje, orë inteligjente, pajisje AirTag, lapsa elektronikë, tastiera dhe aksesorë të tjerë elektronikë, bateri për telefona mobilë, \.

Në mallrat e ndaluara janë evidentuar shenja të markave të njohura tregtare, përfshirë Apple, Louis Vuitton, Prada, Gucci dhe Guess.

Sipas rezultateve të evidentuara, në lokalin e parë janë ndaluar 22,391 artikuj, në lokalin e dytë 477 artikuj, ndërsa në lokalin e tretë 1,050 artikuj.

Dy nga subjektet e kontrolluara janë referuar për trajtim të mëtejmë në Sektorin për Kundërvajtje Doganore.

Ndërkaq, lidhur me subjektin e tretë, për shkak të sasisë dhe vlerës së lartë të mallrave të ndaluara, është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me udhëzimet e saj.

Të gjitha mallrat janë vendosur nën mbikëqyrje doganore dhe do t’u nënshtrohen procedurave përkatëse për verifikimin e dokumentacionit, prejardhjes së tyre dhe respektimit të legjislacionit doganor dhe të të drejtave të pronësisë intelektuale.