Qytetarët e Hanit të Elezit kanë nisur sot protestën kundër përdorimit dhe djegies së gomave të përdorura si lëndë djegëse në procesin e prodhimit të çimentos në fabrikën SharrCem.
Banorët kanë dalë në protestë me pankarta në duar, përmes të cilave kanë përcjellë mesazhe kundërshtuese, me mesazhet si : “Nuk jemi eksperiment” dhe “Gomat jo, shëndeti po”.
“Zëri i qytetarit nuk hesht”, është një nga mesazhet e përcjella gjatë protestës./









