Përleshje mes 10 persona në Tiranë: Shkak, fyerjet mes të miturve

Policia ka identifikuar 10 personat e përfshirë në konflikt. Katër prej tyre janë arrestuar, katër janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë katër persona, të moshave 24 deri në 34 vjeç, për vepra të ndryshme penale, përfshirë përkrahjen e autorit, moskallëzimin e krimit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe prodhimin, mbajtjen apo blerjen pa leje të armëve të ftohta, shkruan abcnews.al, \.

Ndërkohë, dy persona të tjerë, të moshës 32 vjeç, janë shpallur në kërkim. Njëri prej tyre dyshohet për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa tjetri për moskallëzim dhe përkrahje të autorit të krimit.

Nga vendngjarja policia ka sekuestruar një thikë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Sipas hetimeve, konflikti dyshohet se nisi pasi njëri prej personave të arrestuar ka fyer një të mitur. Më pas, 17-vjeçari dhe miqtë e tij janë konfliktuar fizikisht me dy vëllezër dhe shokët e tyre.

Pas përplasjes, i mituri dhe miqtë e tij kanë shkuar me motomjete pranë banesës së dy vëllezërve. Në këto rrethana, dyshohet se njëri prej vëllezërve, tashmë i shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të motomjeteve, pa dëmtuar asnjë person.

Policia vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore, të rrethanave të konfliktit.