Cardinale dhe Amorim takim në Milanello për situatën e kuqezinjve pas turneut australian dhe merkaton

Prania e Gerry Cardinale në Milanello nuk ka kaluar pa u vënë re. Sot, pronari i Milan do të takohet me trajnerin Ruben Amorim për të shqyrtuar rezultatet e turneut australian dhe për të përcaktuar piketat për lëvizjet e ardhshme në tregun e transferimeve.

Midis largimeve të nevojshme për të zvogëluar një skuadër të madhe dhe objektivave të ardhshëm, të dy nuk do të ndalen në situatën aktuale në klub. Portieri Maignan e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2031 dhe mbetet qendror në planet e Amorim.

Cardinale dhe Amorim do të diskutojnë gjithashtu largimet, me lojtarë si Cissé, Odogu, Fofana, Bondo, Estupinan dhe Filippo Terracciano që priten të ikin këtë verë. Objektivat e ardhshëm përfshijnë një mbrojtës qendror, me Inacio të Sporting Lisbon opsionin e preferuar, një mesfushor dhe një mesfushor sulmues.

Por, gjithçka varet nga largimet, me Gimenez, Tomori dhe një nga Ricci dhe Musah gjithashtu në listë. Enigmë edhe situate e Rafael Leao, që ka kohë që ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar dhe pret një telefonatë nga Premier League.