Dusan Vlahovic mbetet sërish bardhezi, por këtë herë jo te Juventusi. Sulmuesi serb ka pranuar ofertën e klubit turk, Besiktas, i cili për ta bindur i ka ofruar kontratë 3-vjeçare me 10 milionë euro në vit, plus 10 milionë euro bonus në momentin e firmës.
Vlahovic ka kryer të gjitha formalitetet dhe në orën 21:30 ka mbërritur në aeroportin “Atatürk” të Stambollit, ku e prisnin shumë tifozë. Për sot janë planifikuar vizitat mjekësore dhe firma e kontratës.
Lamtumira nga Juventusi – Vlahovic ishte një nga emrat më të përfolur të merkatos, por interesimi i shumë klubeve nuk u konkretizua, kryesisht për arsye ekonomike. Edhe largimi nga Juventusi lidhet me pagën e tij të lartë.
Tani, nga një klub bardhezi te tjetri, Vlahovic është gati të nisë një kapitull të ri dhe të përballet sërish me Victor Osimhen, këtë herë në derbin e Stambollit dhe jo në Juventus-Napoli. Ndoshta në këtë rivalitet mund të bashkohet edhe Rafa Leao, për një tjetër “Serie A” në versionin turk.









