Superkupa e Europës që po zhvillohet në Slazburg mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villa-s është zhbllokuar shumë shpejt.
Në fakt, kampionëve të Champions League u kanë mjaftuar vetëm 20 minuta për të gjetur golin e avantazhit.
Një gol që është shënuar nga Kvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani është futur në zonë dhe ka mposhtur portierin Bizot me një goditje të fuqishme.
PSG-Aston Villa 1-0 Kvaratskhelia








