Ahmeti: E kam ruajtur tepër paranë publike, e kam shkatërruar vetën dhe familjen time (VIDEO)

Shpend Ahmeti, ka folur për periudhën e tij në krye të Komunës së Prishtinës.

Ai në DPT te Fidani në Klan Kosova ka thënë se ka punuar shumë dhe se e ka ruajtur tepër paranë publike.

Ahmeti pati edhe disa vëretje për procesin gjyqësor që u zhvillua ndaj tij.

“E kam shkatërruar vetën dhe familjen time, se e di unë qysh është me të kqyr krejt kohën edhe me u mundu me bë… Po them edhe njëherë, nëse paskam bërë gabim, e marrë përgjegjësinë. Por, 60 minuta, dy vjet burg…. Fidani nuk ecë kjo”, deklaroi Ahmeti.