Gërvalla për përplasjet në Kuvend: Nuk është as e dinjitetshme e as serioze (VIDEO)

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend.

Ajo tha se zhurma dhe përplasjet nuk janë mënyra për të arritur sukses, duke vlerësuar se rruga e vetme për të tejkaluar situatat e krijuara është diskutimi në tavolinë.

“Zhurma nuk është metoda për të arritur sukses. E vetmja mundësi është ulja në tavolinë, diskutimi, ndoshta në një moment të caktuar pajtohemi dhe ecim përpara”, deklaroi ajo.

Duke iu referuar tensioneve në sallën e Kuvendit, ministrja në detyrë e Drejtësisë tha se as britmat, as hedhja e ujit dhe as hedhja e letrave nuk janë veprime të denja apo serioze, njofton .

“Nuk është as e dinjitetshme, as serioze, as bërtimat, as hedhjet me ujë, as me letra, se në fund të fundit në këtë sallë do të kthehemi të gjithë”, u shpreh Gërvalla.