Parlamenti i Libanit voton për heqjen e dënimit me vdekje

Parlamenti i Libanit ka votuar për të hequr dënimin me vdekje, një veprim që do ta bënte atë vendin e parë në Lindjen e Mesme që zyrtarisht i jep fund dënimit me vdekje.

Shumica e deputetëve në parlamentin me 128 vende mbështetën masën të martën, ndërsa blloku parlamentar i Hezbollahut votoi kundër saj, shkruan BBC, \.

Legjislacioni tani do të shkojë në kabinet përpara se t’i kalojë Presidentit Joseph Aoun për nënshkrim. Qeveria tashmë ka shprehur mbështetjen e saj për masën.

Libani nuk ka kryer ekzekutime që nga janari i vitit 2004, megjithëse gjykatat kanë vazhduar të japin dënime me vdekje. Grupet e të drejtave vlerësojnë se më shumë se 78 persona mbeten në pritje të dënimit me vdekje.

Sipas legjislacionit të ri, dënimi me vdekje do të zëvendësohet me burgim të përjetshëm me punë të detyruar. Megjithatë, legjislacioni ende nuk përcakton në detaje se si do të zbatohet dënimi i ri.