Tërmeti në Kolumbi, raportohen mbi 200 viktima

Më shumë se 200 persona kanë vdekur, sipas një llogaritjeje të CNN, dhe më shumë se 1,500 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë të hënën.

Epiqendra e tërmetit ishte në departamentin veriperëndimor të Choco-s, por dridhja u ndje fort rreth 150 milje larg në kryeqytetin e vendit, Bogota. Zyrtarët raportojnë se është tërmeti më i fortë i regjistruar në Kolumbi në dekadën e fundit, shkruan CNN, tranasmeton .

Qeveria ka shpallur gjendje katastrofe kombëtare dhe ekipet e emergjencës po nxitojnë për të ndihmuar njerëzit që janë bllokuar nën rrënoja.