Zjarr i madh në Sllatinë, flakët përfshijnë deponinë e gomave (VIDEO)

Flakët kanë përfshirë një deponi për grumbullimin e gomave të vjetra në Sllatinë, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur që ka mbuluar zonën.

Pamjet e siguruara nga tregojnë tymin e madh që ka dalë nga deponia ku grumbullohen goma jashtë përdorimit, e cila ndodhet në afërsi të rrugës kryesore të kësaj zone.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për se ekipet e zjarrfikësve janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të intervenuar dhe për të lokalizuar zjarrin.

ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.