Romelu Lukaku është praktikisht lojtar i Fenerbahçes. Klubi turk ishte afruar ndjeshëm në marrëveshje me Napolin gjatë orëve të fundit dhe, sipas “Sky Sport”, palët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare mëngjesin e sotëm.
Lukaku do të transferohet në Turqi përfundimisht për rreth 6 milionë euro, plus bonuse. Sulmuesi belg do të largohet nga Napoli pas dy sezonesh me fanellën e kaltër, gjatë të cilave kontribuoi në fitimin e titullit kampion në sezonin 2024-2025.
“BigRom” duket se do të ketë rivalitet me Vedat Muriqin, “Piratin” kosovar te Fenerbahçe për një vend titullari, sepse të dy kanë karakteristikat e qendërsulmuesit.







