Pajisja me dokumente: Tollovi e pritje për ‘shtetësinë’ në MPB (VIDEO)

Fluks i madh qytetarësh dhe shtetasish të huaj është krijuar para Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, raportoi nga vendi i ngjarjes se qytetarët po presin me orë të tëra për të kryer shërbime të ndryshme, përfshirë aplikimet për shtetësi, lejeqëndrim, bashkim familjar dhe punësim.

Po lajmërohemi këtu para departamentit për shtetësi, azil dhe migracion që është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme e ku gjatë ditës së sotme është paraqitur një fluks i madh i qytetarëve i cili mund të shihet edhe këtu pas meje ku qytetarë të shumtë dhe shtetas të huaj janë duke pritur para departamentit për shtetësi, azil dhe emigracion për të kryer shërbime të ndryshme pasi këtu përveç leje qëndrimit mund të aplikohet edhe për shtetësi, për humbje të shtetësisë, për bashkim familjar, punësim në Kosovë e disa shërbime të tjera. Por që ashtu siç mund të shihet edhe mbrapa meje, kemi biseduar me qytetarë dhe shtetas nga disa vende të ndryshme që më shumë prej tyre kanë qenë nga Turqia, na ka njoftuar se janë duke pritur këtu qysh para orës 7:00 që tashmë janë bërë mbi tre dhe katër orë pritje”, raportoi Hoda.

Sipas saj, qytetarët kanë deklaruar se kjo nuk është hera e parë që përballen me pritje të tilla.

Hoda raportoi se qytetarët e lidhin fluksin edhe me heqjen e sistemit të termineve, pasi më herët shërbimet kryheshin në kohë të caktuara.