“Tani do t’ia tregoj këtij idioti se kush jam”; anekdota për Mourinhon, e rrëfyer nga Ibrahimovic

Për Ibrahimovic, veçanërisht vlen të përmendet një anekdotë e treguar nga suedezi në dokumentarin e Netflix për Jose Mourinho: “Mbaj mend një ndeshje me Atalantën, ishim në rezultatin 2-2. Të nesërmen do të merrja çmimin si lojtari më i mirë italian.

Në pushim, José më tha: ‘Kur ta marrësh atë çmim, duhet të të vijë turp. Duhet t’i thuash nënës tënde se nuk e meriton. Për mënyrën si ke luajtur në pjesën e parë, duhet të ndiesh vetëm turp…’ Mbeta pa fjalë dhe në pjesën e dytë u ktheva në fushë me një zemërim të jashtëzakonshëm sportiv.

Mendova: ‘Tani do t’ia tregoj këtij idioti se kush jam’. Ai më ndryshoi qasjen mendore. Ai është numri një për mënyrën se si të futet në kokë. E respektoj, sepse dinte si të më motivonte”. Pak gjëra mund ta përshkruajnë më mirë mënyrën se si Mourinho dinte të ndikonte te lojtarët e tij.