Incident i rëndë në Shkodër: I moshuari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë kinemasë në Shkodër, ku një i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe ambulanca.

I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas Abc News, ai ka frakturë në këmbë dhe është nën kujdesin e mjekëve në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.