Gjesti i rrit flokët dhe ndryshon stil, më nuk është ai i “BBVA”

Gjesti u bë i njohur gjerësisht edhe falë stilit të tij unik dhe avangard, diçka që nuk ishte parë më herët në publik.

Në videot e reja në rrjete sociale, këngëtari dhe fituesi i “BBVA” shfaqet me flokë të zinj, ndryshe nga pamja e bardhë që kishte gjatë qëndrimit në reality show.

Një model krejt ndryshe, por sërish i veçantë, ndërsa në këtë version ai duket disi më serioz, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshimi i pamjes vjen pas një periudhe në të cilën Gjesti është shfaqur vazhdimisht me stilin që e karakterizoi gjatë eksperiencës së tij në “BBVA”.