Siguria në punë: Shtohen vdekjet, jo edhe numri i inspektorëve (VIDEO)

Gjashtë vjet pasi ishte premtuar për rritjen e numrit të inspektorëve të punës, Kosova aktualisht ka vetëm 53 të tillë.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se ky numër është i pamjaftueshëm për mbikëqyrjen e dhjetëra mijëra kompanive.

Sipas të dhënave të prezantuara, vetëm gjatë shtatë muajve të vitit 2026 kanë humbur jetën 16 punëtorë në vendin e punës.

Azemi kritikoi edhe gjobat e Inspektoratit të Punës, duke thënë se një dënim prej 2 mijë eurosh për një kompani pas vdekjes së një punëtori është i pamjaftueshëm.

Edhe eksperti i sigurisë në punë, Naim Bajraktari, tha se mungesa e mbikëqyrjes shtetërore po rrit rrezikun për punëtorët.

Në vitin 2020, kur Kurti bëri premtimin, po ashtu ishin regjistruar 16 vdekje të punëtorëve.