Buxheti i QKUK-së: Mjekët në listë të “pritjes” për punësim (VIDEO)

Konkursi u hap në nëntor. Procesi për punësimin e mjekëve specialist të ndryshëm në QKUK përfundoi në mars.

Megjithëse ka 5 muaj që 4 infektologët e rinj të punësuar dhe 2 psikitatër ende kontratën e punës nuk e kanë nënshkruar dhe as filluar punën.

Anise për ta ishte një paralajmërim i qartë qysh në thirrjen për aplikim, ndonëse praktikë kjo e re në QKUK.

Mirëpo, klinika infektive aktualisht po përballet me mbingarkesë të punës, ngase piku i verës për ta shton numrin e pacientëve me problemeve të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me temperaturat e larta.

Shto faktin që viteve të fundit janë pensionuar disa profesionistë e shumë specializantë e kanë kryer edhe stazhin.

Mungesa e kodeve të lira buxhetore po del të jetë arsyea kryesore që këta mjekë ende janë ne pritje për të filluar punën në klinikat përkatëse.

Mirëpo, infektologët e rinj do t’i nënshtrohen edhe një trajnimi paraprakisht.

Televizioni ka kontaktuar me disa nga infektologët e pranuar në punë, të cilët thonë se nuk janë në dijeni për këtë ide dhe decentralizimi të punës së tyre, ngase konkursi ka qenë për mjek specialist të sëmundjeve ngjitëse.