Ministria e Arsimit ka nisur punën për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035, e cila synon të përcaktojë prioritetet e sistemit arsimor për dekadën e ardhshme.
Strategjia do të fokusohet në katër fusha kryesore: edukimin dhe parandalimin e hershëm, zhvillimin e shkollës gjithëditore, fuqizimin e arsimit profesional në përputhje me tregun e punës dhe ristrukturimin e arsimit të lartë.
Në tryezat e diskutimit, drejtorët komunalë kanë ngritur edhe çështje të tjera, përfshirë mungesën e kuadrove në matematikë, fizikë, kimi e TIK, si dhe problemet me të cilat përballen disa mësimdhënës.
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka propozuar themelimin e një Agjencie për Kurrikula, Standarde dhe Vlerësim, zhvillimin më të organizuar të mësimit tërëditor, profilizimin e institucioneve të arsimit të lartë, mësimin dual dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:








