Oqeanet përvëlohen, korriku sjell temperaturat më të larta të regjistruara

Temperaturat e sipërfaqes së oqeaneve kanë arritur rekord të ri për muajin korrik, sipas shërbimit të BE-së për monitorimin e klimës.

Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit, jashtë rajoneve polare, arriti në 20.96°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 20.89°C, të shënuar në vitin 2023.

Ndërkohë, zhvillimi i kushteve të El Ninos në Paqësor po kontribuon në rritjen e temperaturave të deteve, shkruan BBC, \.

Evropa Perëndimore gjithashtu përjetoi qershorin dhe korrikun më të nxehtë të regjistruar, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e zjarreve të mëdha në disa vende.

Në Evropë, temperatura rekord janë regjistruar edhe përgjatë brigjeve të Atlantikut dhe në Mesdheun perëndimor, duke shkaktuar valë të forta të të nxehtit detar.