Menu Close

Partitë ende pa marrëveshje: A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve?

Kosova ka hyrë në ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më 6 tetor partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, ndryshe vendi shkon në zgjedhje parlamentare.

Pavarësisht se krerët e partive kanë deklaruar publikisht se nuk i duan zgjedhjet e reja, marrëveshje mes tyre ende nuk ka.

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së diel zhvilloi takime me dy liderët e partive opozitare, kreun e PDK-së, Bedri Hamza dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas përfundimeve të takimeve, i vetmi që foli ishte Hamza, kurse Kurti e Abdixhiku heshtën, shkrua Reporteri.net.

Të parin Kurti e takoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky takim nuk zgjati edhe shumë. Pasi përfundoi, Abdixhiku doli nga objetki i Qeverisë, por nuk foli për gazetarët.

Më pas Kurti në Qeveri priti kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ky takim zgjati më shumë se dy orë, por pa rezultat. Këtë e konfirmoi vet Hamza, para gazetarëve.

Hamza tha se kërkesë e PDK-së është që Ligji për Specialen të aprovohet në dy lexime, dhe pastaj partia e tij në të njëjtën ditë është e gatshme të japë votat për presidentin.

“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit në dy lexime, aprovimi final i ligjit. Pastaj PDK është e gatshme që, në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, të bisedojë, të japë zgjidhjen për presidentin dhe të japë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfundu. Kemi edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, deklaroi Hamza para mediave.

Kujtojmë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve, pas mungesës së një marrëveshjeje politike për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

OVL ka thënë se nëse deri sot s’ka marrëveshje, nga e hëna do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Related Posts