Tottenham ka shpenzuar rreth 270 milionë euro deri tani këtë merkato dhe nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Klubi i Londrës Veriore ka zgjedhur Savinho, brazilianin e Manchester City për të forcuar krahët e sulmit.
22-vjeçari luajti një rol dytësor në sezonin e kaluar te “Qytetarët”, ku kontriboi me vetëm 4 gola dhe 2 asiste.
“Prioriteti, objektivi numër një, dy dhe tre për Tottenham mbetet Savinho, dhe mendoj se në fund të afatit kalimtar të verës, Savinho ka shanse shumë, shumë të mira për t’u bashkuar me klubin londez. Kështu që nuk pres ndonjë surprizë këtu”, tha së fundmi Fabrizio Romano në kanalin e tij në Youtube.
Savinho është nën kontratë me Manchester City deri në vitin 2031 dhe ka një klauzolë largimi 70 milionë euro.








