Një rast tragjik ndodhi pasditen e sotme në Korçë, ku një 20 vjeçar mbeti i vdekur nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas raportimeve, viktima është Joan Zuko, kurse dorasi u identifikua si Kristrjan Sterjo.
Ky i fundit ishte arratisur nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës, por forca të shumta policore iu vënë pas.
E mediat në Shqipëri kanë raportuar se pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit Kristjan Sterjo në afërsi të banesës së tij.
U raportua po ashtu se viktima dhe dorasi ishin miq fëmijërie, por që kishin pasur së fundmi një problem, çka dyshohet të ketë çuar deri në aktin e rëndë. /








