Tifozët e “Zvezdës”, mesazh Vuçiqit: “Derisa ti e pret një nazist, serbët po derdhin gjak në Kosovë”

Me rastin e vizitës të kreut të shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi, tifozët e skuadrës serbe të futbollit “Cërvena Zvezda”, ngritën një banderolë me një mesazh për kreun e shtetit serb, Alleksandar Vuçiq.

“Delije”, siç njohën këta tifozë, Zelenskyn e quajtën “nazist”, e për serbët e Kosovës thanë se “po derdhin gjak”, raporton media serbe “n1info”.

“Derisa ti e pret një nazist në Beograd, Serbët po derdhin gjak në Kosovën e kryqëzuar”.

Ndonëse fansat e klubit serb nuk e përmendën presidentin serb me emër, ky mesazh me shumë gjasë i drejtohet atij meqë ishte vetë ai që e priti presidentin ukrainas.

Në tribuna pati edhe shumë flamuj rusë, ndërsa pati edhe brohoritje: “Serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”.

Ndërkaq, në pushimin e dy pjesëve të ndeshjes së “Zvezdës” me Novi Pazarin në kuadër të Superligës serbe, në stadiumin “Maracana” u lëshuan edhe këngë ruse.

Kujtojmë se presidenti Zelensky, në konferencën për media me homologun e tij serb, u pyet në lidhje me mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, ai tha se qëndrimi ukrainas për këtë çështje nuk ka ndryshuar. /