Bushati për Zelenskyn: Të tregonte vlerësim më të madh për Kosovën, i qëndroi fuqishëm në krah

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zenelnsky, gjatë qëndrimit të tij në Serbi, tha se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mos-njohje të Kosovës.

E ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar këtë deklarim të liderit ukrainas, duke thënë se mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e shtetit që udhëheq ai në Evropën Lindore, përfshirë këtu edhe Kosovën.

“Vizita e Volodymyr Zelenskyt në Serbi duhet të kuptohet në kontekstin e luftës ekzistenciale me të cilën po përballet Ukraina. Askush nuk priste ndonjë përparim të madh. Megjithatë, Volodymyr Zelensky mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e Ukrainës në Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën, e cila ka qëndruar fuqishëm në krah të Ukraina”, ka shkruar Bushati.

The visit of @ZelenskyyUa to 🇷🇸 should be understood in the context of the existential struggle 🇺🇦 is facing. No one expected a breakthrough. However, @ZelenskyyUa could have shown greater appreciation for 🇺🇦 partners in Southeast Europe, including 🇽🇰, which has stood firmly w/🇺🇦 https://t.co/EBBGs9DBLS

— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) August 8, 2026