Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të shtunën, pas refuzimit të kryetarit të LVV-së. Albin Kurti, për të propozuar emër për kryeparlamentar.
Hoxhaj në “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se PDK ka qëndrim të qartë politik dhe nuk merr pjesë në takime me LVV-në.
Ai deklaroi se nga partia e parë, nuk ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës.
“Nuk ka vullnet politik për marrëveshje, ka vullnet politik për nënshtrim të opozitës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk i nënshtrohet vullnetit të një njeriu. Qëndrimi jonë ka qenë në të kaluarën i qartë, është edhe kësaj here i qartë – as nuk marrim pjesë në takim, as nuk lodhemi se çfarë shkruan zoti Kurti. Nëse don që ta bëjnë një zgjidhje, e ka mundësinë me subjekte të tjera politike”, tha ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Ndiqeni bisedën me deputetin e PDK-së:








