Do të largohen këtë verë, dy lojtarët nuk do të udhëtojnë me Barcelonën për miqësoren e sotme në Itali

Marc Casado dhe Roony Bardghji nuk do të udhëtojnë për në Udine me skuadrën e Barcelonës për të luajtur këtë të shtunë në turneun trekëndësh kundër Udinese dhe Nottingham Forest.

Sipas asaj që zbulon Mundo Deportivo, Barcelona ka rihapur bisedimet me Al-Hilal për një transferim të mundshëm të mesfushorit drejt Arabisë Saudite. Gjatë muajit korrik, Barcelona refuzoi ofertën zyrtare të klubit saudit për Casado, që ishte më pak se 30 milionë euro. Klubi katalanas pretendon 40 milionë euro.

Edhe suedezi Roony Bardghji do të largohet këtë verë, pasi nuk është në planet e trajnerit Hansi Flick. Ndryshe nga Casado për të cilin diskutohet shitja përfundimtare, për Bardghji-n, Barcelona është e hapur edhe për mundësinë e huazimit me të drejtë blerjeje.