Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas incidentit të sotëm në Kuvend, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka argumentuar se, sipas saj, qëllimi i veprimeve të atëhershme të Vetëvendosjes ishte marrja e pushtetit, ndërsa vezët e hedhura sot kanë ardhur si reagim ndaj veprimeve të Qeverisë, raporton .
“Nuk bën të krahasohen vezët e hedhura nga Vetëvendosja si qëllim pushtetin personal e partiak, me vezët e hedhura kundër Vetëvendosjes që vullnetshëm e shkelën Kushtetutën e Kosovës mbrëmë e aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo ka kujtuar se Vetëvendosja në të kaluarën kishte hedhur vezë ndaj një kryeministri në ditën kur ai kishte ardhur në Kuvend për t’u dhënë llogari deputetëve.
“Vetëvendosja i hidhte vezë një kryeministri, bash në ditën kur ai kishte ardhur t’u jap llogari deputetëve, ashtu siç ia cakton detyra e detyrimi. Në anën tjetër, Albin Kurti me Vetëvendosjen sot kishin ardhur të na thoshin se ata s’i japin llogari askujt, as Kushtetutës së vendit të cilin deri dje e kanë udhëhequr e sot e mbajnë të uzurpuar. Prandaj, jo. Nuk është arsyetimi se
“edhe Vetëvendosja ka hedhur vezë”, sepse Vetëvendosja vezët e hedhura i pati arsyetim për pushtet e vezët e sotme janë arsye për ta ruajtur shtetin”, shkroi Krasniqi./








