Si erdhi deri te aksidenti tragjik në Gjermani, ku vdiqën baba, djali dhe nipi (VIDEO)

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani të enjten në mëngjes, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.

Familjari i viktimave, Ramiz Aliu, tha se lajmin e kuptuan përmes një telefonate nga autoritetet gjermane, të cilët kontaktuan djalin e tij i cili po ashtu jeton në Gjermani.

“E kam pasë djalin këtu se edhe ai është në Gjermani, tani policia atje e kanë thirrë djalin këtu në bazë të numrit të telefonit, tani u mor vesh… Më rëndë s’ka, tre anëtarë prej një familje… Vëllai 63-vjeç, djali i vëllait 34-vjeç dhe nipi im është 16 vjeç…”, tha ai.

Komunikimin e fundit me ta, Ramizi thotë se e pati fiks në orën 6:15 të mëngjesit derisa veç pak minuta më vonë pohon se ndodhi tragjedia.

Ndiqeni kronikën më poshtë për të mësuar detaje nga ky rast tragjik: