Gazetari Faton Mehmeti ka dhënë detaje të reja lidhur me shpërthimin me tritol në Karaçevë, duke pretenduar se ngjarja mund të jetë e lidhur me përplasje mes grupeve kriminale për kontrollin e kazinove në atë zonë.
Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Mehmeti tha se sipas informacioneve që ka siguruar, dyshimet lidhen me grupe kriminale të përfshira në aktivitetet e kazinove në Karaqevë.
Informacionet shtesë janë që bëhet pra fjalë mes grupeve kriminale të cilat janë me Dejan Kandarin, kujtojmë që Dejan Kandari është njeriu më i afërt i Vuçiqit i cili kontrollon kazinot në Karaqevë, historia është shumë më e komplikuar dhe është vërtetë kriminale, është një prej historive më kriminale. Ka ndodhur sepse Nehat Thaçi pra ka qenë në veturë me një serbe e cila punon në kazino në Karaqev, Nehat Thaçi pra punon atje, ka informacione që edhe ky ka kazino, mirëpo informacioni që unë kam është pra se ka qenë si sigurim në atë pjesë edhe aty janë gjashtë kazino, ende funksionale në Karaqevë një pjesë e kontrollon Mentor Meçani dhe një pjesë Dejan Kandari, Dejan Kandari është njeriu më i afërt i Vuçiqit i cili kontrollon dhe një pjesë të kazinove në Karaqevë dhe ka qenë në konflikt me Nehat Thaçin, prandaj është vurë tritol”, deklaroi Mehmeti.
Sipas gazetarit, në Karaçevë ende funksionojnë disa kazino, ndërsa kontrolli i tyre dyshohet se është i ndarë mes grupeve të ndryshme.
Megjithatë, këto pretendime të gazetarit nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga organet e hetuesisë. Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë bërë të ditura detaje për motivin e mundshëm të shpërthimit dhe personat e dyshuar.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.








