IHMK paralajmëron erëra, vetëtima dhe breshër në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në disa rajone të vendit janë zhvilluar vranësira konvektive të cilat po krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara vende-vende me shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në zona të izoluara, edhe me breshër.

Siç thekson IHMK, temperatura aktuale arrin rreth 32°C, ndërsa për shkak të nxehtësisë së grumbulluar gjatë ditës dhe paqëndrueshmërisë atmosferike, pritet që këto zhvillime të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim.

Reshjet nuk do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës, por do të jenë të karakterit lokal, me intensitet të ndryshëm nga një zonë në tjetrën.
Qytetarëve u rekomandohet kujdes gjatë lëvizjes në zonat ku mund zhvillohen stuhi, ndërsa fermerët këshillohen të ndjekin informacionet meteorologjike për shkak të mundësisë së reshjeve intensive dhe breshrit në disa lokalitete”, thekson më tej ky institut, transmeton