“Rruga jonë është e qartë”/ BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë

Bashkimi Evropian po përballet me presion në rritje për të hapur sërish dyert e zgjerimit, në një kohë kur pasiguritë gjeopolitike dhe konkurrenca mes fuqive të mëdha po rriten.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së.

“Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është në momentin më të mirë në shumë aspekte”, është shprehur Rama për Financial Times.

Megjithatë, disa vende kandidate po shfaqin dyshime nëse premtimet e Brukselit do të kthehen realisht në anëtarësim, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv

Debati për ndryshimin e procesit të zgjerimit, me një integrim më gradual, është parë nga disa kandidatë si rrezik për krijimin e një sistemi me nivele të ndryshme anëtarësimi. /Klankosova.tv