“Shifra rekorde”, Salah nënshkruan kontratë dyvjeçare me Trabzonsporin

Mbreti egjiptian i futbollit, Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me ekipin turk të Superligës, Trabzonspor.

Ai është transferuar në skuadrën turke si futbollist i lirë, pas largimit të tij nga Liverpooli.

Por, ky trasferim ka vendosur një rekord të ri financiar në futbollin turk, duke u bërë lojtari më i paguar në historinë e Superligës së Turqisë.

Ylli egjiptian do të përfitojë një pagë neto prej 17 milionë eurosh në sezon, duke kaluar kontratën aktuale të Victor Osimhen, i cili fiton 15 milionë euro në vit.

Por, marrëveshja e Salah nuk ndalet vetëm te paga. Sipas detajeve të kontratës, ai do të përfitojë edhe 25% të të ardhurave nga shitja e produkteve zyrtare që lidhen drejtpërdrejt me imazhin e tij.

Këto kushte e bëjnë kontratën e Mohamed Salah një nga më të mëdhatë dhe më fitimprurëset që është parë ndonjëherë në historinë e Superligës së Turqisë.

Ardhja e tij në Trabzonspor është pritur nga mijëra tifozë, që kanë festuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme në këtë qytet. /Klankosova.tv