“Nuk është tepër vonë për të shpëtuar futbollin”, Luis Figo i kërkon publikisht Infantino-s ta mbyllë këtu

Luis Figo i është bashkuar listës së gjatë të emrave të njohur të futbollit që kërkojnë largimin e Gianni Infantino nga kreu i FIFA-s, pas planeve të këtij të fundit për të shitur një pjesë të drejtave të instituticionit që drejton tek investitorët privatë.

“Sot, bashkohem me të tjerët nga i gjithë komuniteti ynë i futbollit në thirrjen që Gianni Infantino të japë dorëheqjen si president i FIFA-s. Infantino e ka zvogëluar postin që dikur premtoi ta ngrejë lart. Ai ka gënjyer, mashtruar dhe është përpjekur t’u shërbejë interesave të tij në kurriz të lojës që supozohet të mbrojë.

Ai ka humbur mbështetjen e stafit të tij të lartë, këshilltarëve të tij më të ngushtë, shumicës dërrmuese të njerëzve që ia kushtojnë jetën këtij sporti. Është tepër vonë për të shpëtuar dinjitetin e tij, por nuk është tepër vonë për të shpëtuar futbollin. Ai duhet të largohet. Tani!”, tha Luis Figo.

al”>Telesport.