PSG vazhdon përpjekjet për ta transferuar portierin japonez të Parmës, Zion Suzuki. Sipas “Sky Sport”, bisedimet mes klubit francez dhe Parmës vijojnë, edhe pse palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje.
Në garë mbetet edhe Juventusi, i cili e vlerëson shumë portierin japonez. Bardhezinjtë po ndjekin me kujdes zhvillimet e negociatave dhe nuk përjashtohet mundësia që, nëse PSG e blen Suzukin, ta huazojnë më pas. Një formulë e ngjashme kjo me marrëveshjen e realizuar më parë për Randal Kolo Muani.
Megjithatë, Juventusi duhet fillimisht të presë përfundimin e bisedimeve mes PSG-së dhe Parmës. Nëse transferimi i Suzukit te kampionët e Francës dështon, “Zonja e Vjetër” do të ketë rrugën e lirë për të tentuar blerjen e tij. Në rast se marrëveshja realizohet, huazimi në Torino mund t’i ofrojë portierit më shumë hapësira aktivizimi sesa do të kishte në skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique. Gjithçka do të varet edhe nga vendimet e trajnerit spanjoll për të ardhmen e Lucas Chevalier.
Ndërkohë, Juventusi mban gati edhe planin B. Alternativa kryesore është Guglielmo Vicario, i cili nuk konsiderohet më titullar i padiskutueshëm te Tottenham. Ai dëshiron të rikthehet në Itali dhe ka punuar më parë me Luciano Spallettin te kombëtarja. Megjithatë, për shkak të moshës dhe faktorëve të tjerë, ai mbetet pas Suzukit në listën e preferencave të klubit bardhezi.
al”>Telesport.








