Kosova do të përfshihet sot nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
“Moti parashihet kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Instituti bën të ditur se gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.








