Ditën e sotme është djegur një shtëpi dykatëshe në fshatin Fiershegan të Lushnjes në Shqipëri.
Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë kondicioneri, i cili ka shpërthyer në flakë në katin e parë dhe më pas ato u përhapën duke djegur edhe katin e dytë.
Raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
Zjarrfikësit po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit./TCh








