Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, foli në konferencën për shtyp në Hong Kong, para miqësores me Chelsea: “Të kesh lojtarë që vijnë me entuziazëm është gjithmonë një avantazh. I njihnim dhe i kemi ndjekur prej kohësh. Më parë erdhën edhe dy të tjerë dhe në letër e kanë bërë skuadrën më të fortë.
Tani duhet të gjejmë ekuilibrat. Alajbegovic është një profil i ri shumë i rëndësishëm, ishte objektiv i drejtorit që e ndiqte prej vitit të kaluar. Për Kolo Muani, të gjithë në dhomat e zhveshjes më thanë se është djalë i jashtëzakonshëm. Si futbollist e njohim të gjithë, pasi kishte tërhequr interesin e PSG-së dhe Tottenham”.
Për Kenan Yildiz u shpreh: “Jemi shumë të kënaqur me të. Do ta vlerësojmë gjatë ndeshjes dhe do të përpiqemi t’i japim disa minuta. Rikuperimi ka ecur sipas pritshmërive”.
Lidhur me projektin bardhezi, ai shtoi: “Synimi është të vazhdojmë mbi bazën e sezonit të kaluar, duke shtuar edhe më shumë cilësi dhe shmangur rëniet që na kushtuan kualifikimin në Champions League”.
al”>Telesport.







