Pasi dështuan negociatat me Besiktas, ku klubi nga Stambolli u tërhoq për shkak të kërkesave të ekzagjeruara sipas tyre nga ana e agjentit të lojtarit, pista e transferimit në Superligën turke është rikthyer sërish për Mohamed Salah.
Egjiptiani po përflitet për një transferim të mundshëm te Trabzonspor. Gazetari turk Yagiz Oglu zbulon se drejtuesit e Trabzonspor janë takuar me përfaqësuesit e Salah dhe i kanë paraqitur atyre ofertën e tyre: 17 milionë euro pagë vjetore për një kontratë 2-vjeçare.
Ende nuk ka një përgjigje nga ana e egjiptianit, i cili është duke e shqyrtuar ofertë, pasi ka dhe propozime të tjera sidomos nga Arabia Saudite. Në rast se do të pranojë ofertën e Trabzonspor, Salah do të jetë shokë skuadre me sulmuesin e Shqipërisë, Ernest Muçi.
The post IDEJA E BUJSHME: Salah shokë skuadre me sulmesin e Shqipërisë? Një super ofertë në tavolinë për egjiptianin appeared first on Telesport.








