Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas Kuvendit Zgjedhor të partisë, duke theksuar se vendimi i delegatëve duhet të respektohet.
Ai bëri të ditur se 51 për qind e delegatëve të pranishëm votuan në favor të vazhdimit të mandatit të kryetarit aktual, duke e cilësuar këtë si një vendim politik të marrë nga anëtarësia.
Zemaj vlerësoi se LDK mbetet “shtëpia e demokracisë” në Kosovë, pasi, sipas tij, anëtarësia vendos përmes votës së lirë. Ai shtoi se vazhdon të besojë se vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë një Kosove të fortë dhe se ringritja e partisë është obligim i të gjithë anëtarëve.
Në fund të reagimit, Zemaj u shpreh: “Krenar gjithmonë.”
Postimi i plotê:
Dje, për LDK-në, vendosi anëtarësia.
51% e delegatëve prezentë u shprehën në favor të vazhdimit të mandatit të kryetarit aktual.
Ky është vendimi politik që duhet respektuar.
LDK mbetet e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, ku anëtarësia vendos me votën e saj.
Unë prapë vazhdoj të besoj se vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë një Kosove të fortë.
Prandaj përkushtimin për ringritjen e LDK-së e kemi obligim të gjithë!
Krenar gjithmonë✌️








