Jemi vite larg me VV, PDK do të qëndrojë në opozitë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku pas takimit të partive parlamentare me u.d e presidentes, Albulena Haxhiu tha se Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet në opozitë.

Çitaku tha se PDK është e interesuar që institucionet e Kosovës të konstituohen në mënyrë që kërkesat e qytetarëve të Kosovës të adresohen në legjislativ.

“PDK ka pozicion të qartë politik ne do të jemi në opozitë, mirëpo jemi të interesuar që sa më parë institucionet e Kosovës të konstituohen në mënyrë që të adresohen kërkesat e qytetarëve të Kosovës”, tha Çitaku.

Tutje, ajo tha se PDK nuk sheh shumë hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, por tha se PDK do të ofrojë bashkëpunim në konstituimin e institucioneve nga opozita.

“Jemi vite larg me LVV dhe shohim pak hapësirë për bashkëpunim, mirëpo kjo nuk do thotë që nuk bashkëpunojmë kur janë në pyetje konstituimi i institucioneve dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, por jo në qeverisje. Ende nuk e dimë saktë kush do të jetë në opozitë dhe kush në pushtet, por PDK do jetë në opozitë”, shtoi ajo.